+355 69 58 44051
mail@albaniatour.ru

Авиабилеты в столицу Албании, г.Тирана и обратно от 15000 рублей

Найти наиболее выгодный вариант перелета можно на сайте AviaSales.ru, достаточно воспользоваться поисковой формой ниже. При бронировании авиабилетов на нашем сайте, Вы получаете скидку 5% на заказ любой экскурсии по Албании!

Инструкции по поиску самых дешевых авиабилетов

Turne ne Moskё

Më poshtë do të shpjegohet një nga turet më të njohura në Moskë 4 ditë dhe 3 netë nga 913 euro

Më poshtë do të shpjegohet një nga turet më të njohura në Moskë 7 ditë dhe 6 netë nga 1041 euro

Moska 4 ditë dhe 3 netë nga 913 euro

 

280px-Moscow collage_new_2011Dita 1

Mbërritja në Moskë. Në aeroport ju do të takoheni me përfaqësuesin tonë miqësor, i cili do t'ju shoqërojë për në hotel me makinë ose minibus. Gjatë rrugës ju do të keni mundësine për të marrë një paraqitje të shkurtër të këtij qyteti unikal.
Turi panoramik i qytetit. Ky tur është një fillim i shkelqyer për udhëtimin tuaj dhe mënyra më e mirë për t'u njohur më shumë me qytetin. Guida jonë profesionale do t'ju shoqërojë në një rrugë, e cila përfshin Malet Vorobyovie, nga maja e të cilëve ju do të shikoni qytetin. Më pas do të njiheni me Universitetin Shtetëror të Moskës(MGU), i cili është një shembull i arkitekturës së kohës së Stalinit dhe një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë në Rusi. Turi do të vazhdojë me vizitë në Manastirin Novodevichiy, Fshatin Diplomatik, Parkun Fitorja, Harku i Triumfit, Prospektin Kutuzovsky, Rrugën Arbat e në shumë vende të tjera.
Moska është kryeqyteti dhe qyteti më i madh në Rusi. Gjithashtu është zona më e madhe metropolitane në Europë me një popullsi prej më shumë se 10 milionë banorësh. Ky qytet i mahnitshëm ka shërbyer si kryeqytet i Bashkimit Sovjetik, Perandorisë Ruse, Dukatit të Madh të Moskës. Moska ka pasur një histori të trazuar. Ajo u themelua në fillim të shekullit XII nga Juri Dollgoruki(Juri Duargjati, i njohur për duart e tij të gjata). Ky qytet ka njohur sulme dhe rrethime të shumta nga mongolët, polakët, lituanezët, tatarët e Krimesë, nga francezët nën udhëheqjen e Napoleonit, si edhe nga nazistët gjermanë. Por ajo ka qëndruar dhe sot është një metropol i zhvilluar. Qyteti njihet për arkitekturën e vecantë të Kremlinit, Sheshit të Kuq, ndërtesave gjigante të ndërtuara në kohën e Stalinit. Ndërtesa të reja e interesante janë ngritur në kohën e zhvillimit ekonomik të viteve të fundit. Duhet përmendur, se Moska ka një metro shumë të bukur. Qyteti është qëndra e pushtetit politik, ekonomik në Rusi dhe turistët mund të ndjejnë energjinë e Moskës. Ky udhëtim do t'ju japë informacion të vlefshëm për historinë e Rusisë, artin e saj dhe c'është më e rëndësishme – kulturën e saj dhe njerëzit.
Mirëseerdhët në Moskë, ne jemi të sigurtë, se ju do të kaloni pushime të paharruara me ne!

250px- __

Dita 2

Mëngjesi në hotel.
Ekskursion në Kremlin (Ju lutem vini re: vizita në Dhomën Armëve dhe Fondin e Gurëve të Cmuar nuk përfshihet në çmimin e turit. Ajo mund të shtohet me kërkesën tuaj si pagesë shtesë).Kremlini përfshin në vetvete kullën e lashtë, fortesat e qytetit ish-ushtarak, pallatin, armaturën, thesarin. Kremlini është qendra e jetës politike ne Rusi, si edhe e pushtetit shtetëror. Ai ka qene selia e Carëve, e Sekretarëve te Përgjithshëm të Bashkimit Sovjetik dhe Kryetarëve aktualë të shtetit. Kremlini ka qenë gjithmonë qëndra shpirtërore e Rusisë. Në territorin e tij ju do të shikoni disa katedrale të lashta, ndër të cilat Katedralja e Zonjës, Katedralja Arhangel dhe Katedralja e Lajmërimit. Sheshi i Kuq ndodhet jashtë mureve të Kremlinit. Gjate shëtitjes në Sheshin e Kuq mund të shikoni mauzoleumin e Leninit, Kullën e Shpëtimit dhe orën në të, e cila tregon kohën më të saktë në Moskë, Muzeun Historik, Katedralen e Shën Vasilit të Bekuar, Katedralen Kazanski, si edhe shumë vepra të shquara të arkitekturës ruse.
Mbrëmje – Kohë e lirë. Ju mund te shikoni shfaqje baleti apo opere ne Teatrin Bolshoi(sipas dëshirës).

moscow-metro-decorDita 3

Mëngjesi në hotel.
Ekskursion në metrotë e Moskës dhe në Rrugën Arbat i Vjetër. Metro e Moskes është një nga metropolitenët më të mëdhenj dhe të ndërtuar me madhështi në botë. Ajo duhej të ishte demonstrim i arritjeve të BRSS, rusëve dhe mysafirëve nga gjithë bota. Cdo stacion i metrosë ka një dizain të vecantë, i realizuar me elemente dekorative: mozaikë, statuja, dysheme të mermerta, mure dhe shkallë te vecanta për cdo stacion. Ekskursioni vazhdon në Arbatin e Vjetër, një nga rrugët më të vjetra të Moskës. Nën sundimin e Ivan Groznit Arbati ka qenë qendra e policisë së fshehtë. Në vitin XVIII Arbati u bë qendra e jetës aristokratike të Moskës. Më vonë ai u shndërrua në qendër të intelektualëve rusë. Ju do të dëgjoni histori interesante për Rrugën Arbat, si edhe do të njiheni me krijimtarinë e mjeshtrave të punimeve me dorë. Ju do të keni mundësine të shikoni dhe të blini suvenire nga mjeshtrat e kësaj rruge.

Dreka në restorant pranë Rrugës Arbat(cmim shtesë).



artlib gallery-29303-bEkskursion në Galerinë Shtetërore të Tretjakovit.

 Galeria e njohur në gjithë botën përmban vepra të artit rus, që nga shek X deri në ditët e sotme. Ju do të njiheni me ikonat ruse, si dhe pikturat e shek. XVII e XIX, duke përfshirë veprat e Rublovit, Kandinskit, Karajakut, Vishnjakovit, Nikitinit, Antropovit, Levickit, Kiprenskit, Tropininit, Fedotovit, Repinit dhe shumë të tjerëve.

 

 

ikra4

Dita 4

Mëngjesi në hotel
Dorëzimi i dhomave të hotelit
Transferimi në aeroport
Thuaji lamtumirë Rusisë, ne shpresojmë, se jeni kënaqur në udhëtimin tuaj në shoqërinë tonë dhe shpresojme të vini sërish në të ardhmen.

Rezume:

Turi përfshin:
• Ekskursion panoramik në Moskë

• Vizitë në Kremlin dhe Katedralet e Kremlinit

• Ekskursion në metrotë e Moskës dhe Arbatin e Vjetër

• Vizitë në Galerinë e Tretjakovit

Të gjitha sezonet (1 janar - 31 dhjetor) 

 Cmimet në USD per person

Monedha juaj: USD| EUR 

Numri total i udhetareve

2

3 - 4

5 - 6

cmim plotësues

3 yje

1587 1221

1495 1150

1187 913

238 183

yje

1868 1437

1765 1358

1433 1102

281 216

yje 

2033 1564

1931 1485

1630 1254

386 297

 * Cmimet janë për person në bazë të shfrytëzimit në hotel ose apartament. Ju duhet të shtoni çmim plotësues vetëm  në rast se ju udhëtoni në grup, por  dëshironi të qëndroni në një dhomë të vetme. Nëse ju udhëtoni vetëm,  ju lutemi, na kontaktoni dhe ne do t'ju japim një kuotë. Ne ofrojmë zbritje për grupe me 4 ose më shumë persona. Për të zbuluar më shumë në lidhje me normat e grupit,  ju lutemi na kontaktoni.

Çmimet përfshijnë bileta për të gjithë muzetë, transportin për muzetë dhe për ekskursione, shërbimi udhëzues, akomodim hoteli, mëngjes në hotel, një  biletë  treni vetëm vajtje nga Moska për në Shën Petersburg (klasa 2, 4- ndarje shtretërish). Çmimi përfshin ftesën pa viza – dokumentet e  nevojshme  për marrjen e një vize ruse, kur aplikoni në Konsullatën ruse në vendin tuaj.

Çmimet nuk përfshijnë shërbimet fakultative si dhe biletat e teatrit, kostot e procesit të vizave,  ne mund t'ju ndihmojnë në rezervimin e biletës për zbritje cmimi, na kontaktoni për të mësuar më shumë (ose mund të shihni  biletat  përmes zyrës sonë të internetit) dhe sigurim të udhëtimit. Për të mësuar më shumë rreth procesit të vizave, ju lutemi të na kontaktoni. 

Moska 7 ditë dhe 6 netë nga 1041 euro

moscowDita 1

Mbërritja në Moskë. Në aeroport ju do të takoheni me përfaqësuesin tonë miqësor, i cili do t'ju shoqërojë për në hotel me makinë ose minibus. Gjatë rrugës ju do të keni mundësine të merrni një paraqitje të shkurtër të këtij qyteti unikal.

Moska është kryeqyteti dhe qyteti më i madh në Rusi. Gjithashtu është zona më e madhe metropolitane në Europë me një popullsi prej më shumë se 10 milionë banorësh. Ky qytet i mahnitshëm ka shërbyer si kryeqytet i Bashkimit Sovjetik, Perandorisë Ruse, Dukatit të Madh të Moskës. moscow riverMoska ka pasur një histori të trazuar. Ajo u themelua në fillim të shekullit XII nga Juri Dollgoruki(Juri Duargjati, i njohur për duart e tij të gjata). Ky qytet ka njohur sulme dhe rrethime të shumta nga mongolët, polakët, lituanezët, tatarët e Krimesë, nga francezët nën udhëheqjen e Napoleonit, si edhe nga nazistët gjermanë. Por ajo ka qëndruar dhe sot është një metropol i zhvilluar. Qyteti njihet për arkitekturën e vecantë të Kremlinit, Sheshit të Kuq, ndërtesave gjigante të ndërtuara në kohën e Stalinit. Ndërtesa të reja e interesante janë ngritur në kohën e zhvillimit ekonomik të viteve të fundit. Duhet përmendur, se Moska ka një metro shumë të bukur. Qyteti është qëndra e pushtetit politik, ekonomik në Rusi dhe turistët mund të ndjejnë energjinë e Moskës. Ky udhëtim do t'ju japë informacion të vlefshëm për historinë e Rusisë, artin e saj dhe c'është më e rëndësishme – kulturën e saj dhe njerëzit.

Mirëseerdhët në Moskë, ne jemi të sigurtë, se ju do të kaloni pushime të paharruara me ne!

450px-Peter the_Great_Statue-MoscowDita 2

Mëngjesi në hotel

Ekskursion panoramik në qytet. Ky tur është fillim i shkëlqyer dhe mënyra më e mirë për t'u njohur më shumë prej monumenteve kryesore të qytetit. Guida jonë profesionale do t'ju shoqërojë në këtë ekskursion, i cili përfshin Malet Vorobyovye, nga maja e të cilëve do të hapet para jush një pamje e mrekullueshme e qytetit. Më pas do të njiheni me Universitetin Shtetëror të Moskës(MGU), i cili është një shembull i arkitekturës së kohës së Stalinit dhe një nga institucionet kryesore të arsimit të lartë në Rusi. Turi do të vazhdoje me vizitë në Manastirin Novodevichiy, Fshatin Diplomatik, Parkun Fitorja, Harkun e Triumfit, Prospektin Kutuzovsky, Rrugën Arbat, etj.

Kohë e lirë.



Moskva-v-sovetskoe-vremyaDita 3

Mëngjesi në hotel

Vizitë në Kremlin dhe Katedralet e tij. (Ju lutem vini re: vizita në Dhomën Armëve dhe Fondin e Gurëve të Cmuar nuk përfshihet në çmimin e turit. Ajo mund të shtohet me kërkesën tuaj si pagesë shtesë).Kremlini përfshin në vetvete kullën e lashtë, fortesat e qytetit ish-ushtarak, pallatin, armaturën, thesarin. Kremlini është qendra e jetës politike ne Rusi, si edhe e pushtetit shtetëror. Ai ka qene selia e Carëve, e Sekretarëve te Përgjithshëm të Bashkimit Sovjetik dhe Kryetarëve aktualë të shtetit. Kremlini ka qenë gjithmonë qëndra shpirtërore e Rusisë. Në territorin e tij ju do të shikoni disa katedrale të lashta, ndër të cilat Katedralja e Zonjës, Katedralja Arhangel dhe Katedralja e Lajmërimit. Sheshi i Kuq ndodhet jashtë mureve të Kremlinit. Gjate shëtitjes në Sheshin e Kuq mund të shikoni mauzoleumin e Leninit, Kullën e Shpëtimit dhe orën në të, e cila tregon kohën më të saktë në Moskë, Muzeun Historik, Katedralen e Shën Vasilit të Bekuar, Katedralen Kazanski, si edhe shumë vepra të shquara të arkitekturës ruse.

Moscow theatre1Mbrëmje – Kohë e lirë. Ju mund te shikoni shfaqje baleti apo opere ne Teatrin Bolshoi (sipas dëshirës).




moscow metro

Dita 4

Mëngjesi në hotel

Udhetim në metrotë e Moskës dhe në Rrugën Arbat i Vjetër. Metro e Moskes është një nga metropolitenët më të mëdhenj dhe të ndërtuar me madhështi në botë. Ajo duhej të ishte demonstrim i arritjeve të BRSS, rusëve dhe mysafirëve nga gjithë bota. Cdo stacion i metrosë ka një dizain të vecantë, i realizuar me elemente dekorative: mozaikë, statuja, dysheme të mermerta, mure dhe shkallë te vecanta për cdo stacion. Ekskursioni vazhdon në Arbatin e Vjetër, një nga rrugët më të vjetra të Moskës. Nën sundimin e Ivan Groznit Arbati ka qenë qendra e policisë së fshehtë. Në vitin XVIII Arbati u bë qendra e jetës aristokratike të Moskës. Më vonë ai u shndërrua në qendër të intelektualëve rusë. Ju do të dëgjoni histori interesante për Rrugën Arbat, si edhe do të njiheni me krijimtarinë e mjeshtrave të punimeve me dorë. Ju do të keni mundësine të shikoni dhe të blini suvenire nga mjeshtrat e kësaj rruge.

tret61Dreka në restorant pranë Rrugës Arbat(cmim shtesë).

Ekskursion në Galerinë Shtetërore të Tretjakovit. Galeria e njohur në gjithë botën përmban vepra të artit rus, që nga shek X deri në ditët e sotme. Ju do të njiheni me ikonat ruse, si dhe pikturat e shek. XVII e XIX, duke përfshirë veprat e Rublovit, Kandinskit, Karajakut, Vishnjakovit, Nikitinit, Antropovit, Levickit, Kiprenskit, Tropininit, Fedotovit, Repinit dhe shumë të tjerëve.

  

images 2Dita 5

Mëngjesi në hotel.

Turi "Historia e KGB". Ky është një ekskursion shumë interesant, por edhe i thellë. Ju do të shëtisni vënde të lidhura me terrorin stalinist – kohë e represioneve të mëdha dhe të tmerrit. Ju do të shikoni monumente të viktimave të represionit. Madje mund t'ju mbyllin në ndonjë nga dhomat e tmerrit – shaka.

Kohë e lirë.

Në mbrëmje mund te shikoni shfaqje në Cirkun e Moskës të njohur në gjithë botën(opsionale).

 


matreshki-webDita 6

Mëngjesi në hotel

Kohë e lirë.

Sot do të keni kohë të shëtisni të lirë në Moskë, të blini suvenire dhe të kuptoni atmosferën e këtij qyteti të mahnitshëm. Ju, gjithashtu mund të zgjidhni ekskursion shtesë për të njohur më shumë qytetin apo për të mësuar më shumë në fushën e artit apo historisë.


----Dita 7

Mëngjesi në hotel

Largimi nga hoteli.

Transferimi në aeroport.

Thuaji lamtumirë Moskës, kryeqytetit të Rusisë, një prej qyteteve më interesante dhe të bukura në botë. Ne shpresojme, t'ju takohemi sërish në Rusi në të ardhmen. Mirupafshim deri në takimin e ardhshëm!

Rezume:

 Turi perfshin:

• Ekskursion panoramik i qytetit

• Vizitë ne Kremlin, Sheshin e Kuq dhe Katedralet e Kremlinit

• Ekskursion nëpër metrotë e Moskes

• Shëtitje në Arbatin e Vjetër

• Vizitë ne Galerinë e Tretjakovit

• Tur "Historia e KGB"

Të gjitha sezonet (1 janar - 31 dhjetor) 

 Cmimet në USD per person

Monedha juaj: USD| EUR 

Numri total i udhetareve

2

3 - 4

5 - 6

cmim plotësues

3 yje

1863 1433

1691 1301

1353 1041

397 305

yje

2336 1797

2148 1652

1775 1365

599 461

yje 

2353 2733

3370 2592

3008 2314

922 709

 * Cmimet janë për person në bazë të shfrytëzimit në hotel ose apartament. Ju duhet të shtoni çmim plotësues vetëm  në rast se ju udhëtoni në grup, por  dëshironi të qëndroni në një dhomë të vetme. Nëse ju udhëtoni vetëm,  ju lutemi, na kontaktoni dhe ne do t'ju japim një kuotë. Ne ofrojmë zbritje për grupe me 4 ose më shumë persona. Për të zbuluar më shumë në lidhje me normat e grupit,  ju lutemi na kontaktoni.

Çmimet përfshijnë bileta për të gjithë muzetë, transportin për muzetë dhe për ekskursione, shërbimi udhëzues, akomodim hoteli, mëngjes në hotel, një  biletë  treni vetëm vajtje nga Moska për në Shën Petersburg (klasa 2, 4- ndarje shtretërish). Çmimi përfshin ftesën pa viza – dokumentet e  nevojshme  për marrjen e një vize ruse, kur aplikoni në Konsullatën ruse në vendin tuaj.

Çmimet nuk përfshijnë shërbimet fakultative si dhe biletat e teatrit, kostot e procesit të vizave,  ne mund t'ju ndihmojnë në rezervimin e biletës për zbritje cmimi, na kontaktoni për të mësuar më shumë (ose mund të shihni  biletat  përmes zyrës sonë të internetit) dhe sigurim të udhëtimit. Për të mësuar më shumë rreth procesit të vizave, ju lutemi të na kontaktoni. 

 

Подписаться на специальные предложения

Будьте в курсе последних новостей Албании и специальных предложений от нашей компании!
Это бесплатно и займет всего полминуты
Ваш e-mail никогда не будет опубликован. Вы можете отписаться от рассылки в любой момент по ссылке в письме.